SHBA pa yjet e NBA-së në Mundialin e Kinës, festoon “vegjëlia”

Refuzimi i jo pak basketbollistëve yje të NBA-s që të luajnë me ekipin përfaqësues të SHBA-së në Mundialin e ardhshëm të basketbollit për meshkuj që do të zhvillohet në Kinë (31 gusht – 15 shtator), ua shton shpresat ekipeve të tjerë përfaqësues pjesëmarrës në këtë kampionat botëror, që të zënë ndonjë vend më të lartë.

Trajneri i SHBA-së, Greg Popoviç, do të udhëtojë për në Kinë pa disa yje të NBA-s, ndërkohë që ditët e fundit ai mori përsëri lajme të këqia, se në kampin stërvitor të Las Vegasit nuk do të vijnë Andre Dramond dhe Montreal Harel që vendosën të ndjekin shembullin e disa basketbollistëvë të tjerë yje që refuzuan me pretendimin se do t’u përkushtohen stërvitjeve para fillimit të sezonit të ri të NBA-s.

Në fillim të javës së ardhshme, Greg Popoviçi do të jetë i detyruar të dërgojë listën prej 12 basketbollistëshqë do të duhet të mbrojnë këtë vjeshtë titullin e kampionit të botës.

Një situatë e tillë në kampin amerikan u jep shanse edhe ekipeve të tjerë përfaqësues që të synojnë titullin, si Serbisë, Spanjës, Italisë dhe Australisë.