Championship, Bristol Siti: Mjaft më me largim të topit me kundërshtar në tokë

Sezoni 2019/2020 nuk do të jetë si të tjerët në futboll. IFAB ka modifikuar disa prej rregullave për të përshpejtuar rifillimin e lojës dhe për të minimizuar ndërprerjet e saj dhe në këtë pikë Bristol Siti ka ndëmarrë një nisme interesante.

Klubi i kontesë angleze me të njëjtin emër u ka dërguar një letër të gjitha skuadrave të Championship duke u shpjeguar vendimin e marrë për të mos lejuar futbollistët që të nxjerrin topin jashtë fushe në momentin kur një kundërshtar është në tokë; ‘Le të jetë arbitri ai që administron lojën’-shkruhej në letrën e Bristol Sitit

‘I vetmi përjashtim-vijohet në letrën e klubit anglez-do të jetë kur futbollisti është në tokë pas një goditjeje të pësuar në kokë, gjë që gjithsesi teorikisht do t’i takojë arbitrit të ndalë lojën’.

Ai që sqaron se përse u mor ky vendim ishte trajneri Li Xhonson pas një episodi të regjistruar gjatë ndeshjes me Lids Junajtid ku përpak sa nuk u përfshi në një sherr me Marselo Bielsën.

‘Tani është gjithcka në rregull-tha Xhonson-u shkruam të gjithë klubeve se nuk do të nxjerrim vullnetarisht topin. Ndonjëherë lojtarët dëmtohen, por ndonjëherë janë zgjedhje taktike për të fituar avantazhe. për këtë arsye vendosëm këtë rregull të cilin do ta zbatojmë te të 46 ndeshjet e kampionatit’

sfidanti.al