Nuk kishte bilbil, por i gjetën një harmonikë goje që të arbitronte!

Në futboll, herë pas here, ndodhin gjëra të pazakonta, sidomos në ndeshjet e ligave të ulta dhe në këtë drejtim dallohet edhe Anglia. Klubet amatore të një prej ligave angleze më të ulta,  Tiptri Enegejn dhe Stenuej Rovers, kishin rënë dakord që të zhvillonin një ndeshje miqësore, por, për shkak të komunikimit të ndërsjellë të keq, e lanë ndeshjen pa arbitër.

Kështu, personi që do të duhej të gjykonte ndeshjen në fjalë, nuk erdhi në stadium, por, sidoqoftë, të dy ekipet patën fat, sepse për ta parë këtë ndeshje në stadium kishte ardhur ish-gjyqtari Derek Paker (50 vjeç), kështu që organizatorët iu lutën atij që ta arbitronte ndeshjen, duke i gjetur atij edhe unformën përkatëse, por ama nuk gjetën dot bilbil. Në fund fare, njeriu nr.1 i klubit Tiptri, Dejvid Pomhret, gjeti një harmonikë goje, të cilën ia dha gjyqtarit të improvizuar të ndeshjes.

“Në makinë unë kisha një harmonikë goje të djalit tim të vogël, Aleks. Duke qenë se ne nuk gjetëm dot bilbil dhe ndeshja duhet të fillonte, unë vajta te makina ime dhe mora veglën e vogël muzikore. Ishte për qeshur, kur arbitri jepte faull dhe i binte harmonikës, të gjithë gajaseshin. Kjo ndeshje duhet të hyjë në histori, sepse arbitri gjykonte pa bilbil”, tha, duke qeshur Pomherti.

Sfidanti.al