Nadali kampion edhe në jetë modeste! Unë gatuaj vetë!

Rafael Nadali konsiderohet si një nga tenistët që ka shënuar tenisin modern, duke fituar 18 tituj turnesh Grand Slam, 12 nga të cilët “Rolan Garo”. Ky tenist spanjoll është i paprekshëm në kortet e Parisit, por në një intervistë të fundit, Nadali vuri në dukje se epiteti “yll tenisi” nuk e detyron atë që të sillet si i tillë.

“Unë nuk e shoh botën nga pozicioni i yllit të tenisit. Botën e shoh si një njeri i zakonshëm dhe jeta ime është shumë e zakonshme, ashtu si edhe miqve të mi. Unë dua të rri çdo ditë me familjen time dhe miqtë e mi. Për mua, familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. Herë pas here, unë gatuaj vet, sepse di ta bëj një gjë të tillë, madje kam një dëshirë të madhe që të gatuaj”, deklaroi Nadali.

Sfidanti.al