Naingolan të tjera telashe; humbet 150 mijë Euro në kazino dhe më pas e mashtrojnë

Nuk ka paqe për Raxha Naingolan. këtë radhë, mesfushori i Interit u bë protagonist i një mashtrimi, ndërkohë që u zbulua edhe vesi i tij për të luajtur kumar në kazino. Sipas asaj që publikohet te ‘La Stampa’, futbollisti belg, përpara disa javësh bëri një denoncim te karabinierët e Milanos i shoqëruar  nga një njeri i besuar i Interit për shkak të një ceku të klonuar me vlerën e 150 mijë Eurove që u grabitën nga një bandë keqbërësish nga Lazio

Karabinierët nisën hetimet e tyre në lidhje me këtë histori nga ku u zbulua se kjo shifër ishte destinuar të shkonte për llogari të Kazinosë së Montekarlos për të mbuluar shifrën e humbur nga Naingolan në një lojë kumari ku mori pjesë në muajin gusht dhe nuk ishte hera e parë që mesfushori i Interit nënshkruante ceqe të tillë për arkat e kazinosë së Principatës.

sfidanti.al