Bajrami shënon në Arabi

Nedim Bajrami ka lënë sërish gjurmën e tij në kampionatin e Arabisë Saudite. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen mes Al Taawonit dhe Al Ahli, e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.

Futbollisti kuqezi realizoi në minutën e 39-të, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë pas një përplasjeje me mbrojtësit kundërshtarë. Bajrami u tregua i vëmendshëm dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë.