Bejzbolli amerikan shkruan historinë; me Major League Baseball dhe Kubës është arritur një akord i cili u lejon bejzbollistëve kubanë që të transferohen ligjerisht te skuadrat amerikane, por me kushtin që të jenë në moshën 25 vjecare dhe të kenë 6 vjet eksperiencë në kampionatin kombëtar të Kubës në këtë disiplinë sportive. më pas do të ketë edhe një klauzolë clirim, ndërsa Kuba do të përfitojë edhe një dëmshpërblim.
Akordi mes Kubës dhe MLB u arrit pas 3 vitesh tratativash dhe ai që konfirmopi gjithcka ishte presidenti i Federatës Kubane të Bejzbollit, Higinio Velez i cili theksoi se kjo marrëveshje ishte e nevojshme pas shumë vitesh dezertimi që penalizuan kampionatin dhe përfaqësuesen kubane të bejzbollit. Vlen të kujtohet se që nga viti 1962 ekziston embargoja e vendosur nga SHBA në drejtim te Kubës dhe deri në këtë moment lojtarëve që ëndërronin të luanin në MLB u duhej të arratiseshin. Me këtë marrëveshje të re, ata nuk do të duhet të bëjnë më një gjë të tillë. Aktualist në MLB ajktivizohen të paktën 30 lojtarë bejzbolli, por kjo shifër është e destinuar të rritet.
sfidanti.al