Ideja e cmendur e merkatos; barcelona e Inter shkëmbejnë Vidal me Naingolan?

Është periudha e merkatos së transferimeve dhe zërat janë të shumtë sic janë ato që përfshijnë Raxha Naingolan dhe Arturo vidal. Nga Katalunja duket se vjen ideja që për momentin është vetëm e tillë për një shkëmbim të mundshëm mes belgut dhe kilianit, dy futbollistë që luajnë të njëjtin rol dhe që kanë thuajse të njëjtin karakter, por me tipare të ndryshme.

Në këtë pikë për t’u kuptuar për të dy klubet është formula e që mund të aplikohet për të bërë realitet këtë ide. Hipoteza më e mundshme është ajo e shkëmbimit me formën e huazimi me të drejta respektive të blerjes nga ana e klubeve.

Naingolan kaloi nga Roma te Interi, vitin e kaluar për vlerën e 38 milionë Eurove që u mbuluan pjesërisht nga kalimi i Zaniolos dhe Davide Santon te verdhekuqtë si dhe nga 10% e cmimit të futbollistit që do t’i kalojë Romës në rastin e rishitjes së futbollistit. Kontrata e belgut me Interin është deri në 30 qershor të 2022, ndërsa paga e tij arrin në 4.5 milionë Euro në sezon.

Ndërsa Arturo Vidal u transferua te Barcelona vitin e kaluar nga Bajerni për 18 milionë Euro, shifër së cilës iu shtuan edhe 3 milionë në formën e bonuseve me kilianin që firmosi një kontratë 3 vjecare me pagë prej 9 milionë Euro në sezon

Motivet që të bën të mendosh që shkëmbimi mes dy mesfushorëve është më shumë se një ide janë të shumta dhe një prej tyre janë raportet mes lojtarëve dhe klubet respektive që mesa duket nuk kanë qenë asnjëherë shumë të mira. Gjithsesi tashmë mbetet vetëm për t’u parë nëse do të krijohen kushtet që kjo ide të bëhet realitet dhe të kemi një shkëmbim mes Naingolan dhe Arturo Vidal.

sfidanti.al