Gjendja e Schumaher; Todt flet përsëri për legjendën

Për gjendjen e legjendës së Formula 1, Mikael Shumaher dihet shumë pak ose aspak, pasi familja e tij e ruan me fanatizëm privatësinë, kështu që i vetmi që është në gjendje që të japë ndonjë informacion është presidenti i FIA, Zhan Todt.
Ky i fundit ka folur përsëri për ish kampionin e botës, pa dhënë detaje, por rriti shpresat të tifozët e pilotit gjerman për një rikuperim të mundshëm.

‘Është dicka shumë private-tha Zhan Todt-Mikael është i rrethuar mjaft mirë, jeton me familjen në shtëpinë e tij mes Gjenevës dhe Lozanës. Vazhdon të luftojë. Sot për sot vetëm kaq mund të them’
është kjo një deklaratë e ngjashme me atë që Todt lëshoi në muajin janar teksa theksoi: ‘Dihet që Shumaher pësoi një aksident të rëndë 5 vite më parë. Po lufton dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ka një ekip pranë tij, familjen që është e jashtëzakonshme. Gjithcka është private dhe është mëse korrekte që të vazhdojë kështu’

sfidanti.al