Ronaldo takon Majkëll Xhordan në Montekarlo: Kemi bërë historinë!

‘Ne kemi bërë historinë-kështu e komentoi Kristiano Ronaldo foton e postuar në profilin e tij në Instagram ku ai shihet bashkë me legjendën e basketbollit, Majkëll Xhordan. Nuk është aspak e nevojshme që të thuhet se në cast, kjo fotografi mori pëlqime të shumta ndërkohë që nuk ishin më të pakta komentet e bëra nga ndjekësit e futbollistit në këtë platformë sociale.

Në këtë moment, Ronaldo ndodhet me pushime në Costa Azzurra, ndërsa Majkëll Xhordan në Paris për një eveniment promovues dhe takimi mes dy yjeve të futbollit e basketbollit u bë në Sass të Montekarlos.

sfidanti.al