Familjen Nainggolan e presin ditë të vështira. Bashkëshortja e mesfushorit të Interit, Raxha Naingolan, Klaudia Lai shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të bërë të ditur se do të nisë kemioterapinë për të luftuar sëmundjen që e ka kapur.
‘Prej një muaji kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi-shkruan bashkëshortja e Nainggolan në postimin e saj-për herë të parë në jetë kam frikë të nis një ditë të re. por pas lotëve është koha për të luftuar këtë bishë të shëmtuar, falenderoj familjen e miqtë e mi që më japin forcë e pozitivitet
sfidanti.al