Media spekuloi shumë se Dushan Tadiç do të largohej nga Ajaksi dhe se ai do të shkonte të luante me ndonjë klub të madh në Itali ose Spanjë, por në fund ai vendosi të qëndroi në klubin amsterdamas të lartpërmendur.
Futbollisti i mësipërm serb zhvilloi një sezon të kaluar të shkëlqyer, por, siç duket, atij nuk i erdhi ndonjë ofertë që t’ia mbushte mendjen nga ndonjë klub tjetër, kështu që ai vendosi të vazhdojë të luajë me Ajaksin.
Tadiçi nënshkroi kontratë të re me klubin kampion dhe fitues të Kupës së Holandës deri në qershor 2026, më saktë si futbollist i Ajaksit deri më 2023 dhe tre vite të tjerë si trajner në këtë klub.
Sfidanti.al