Lara Colturi shkëlqen në startin e sezonit

Lara Colturi ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Kupën e Botës në Ski për femra. Skiatorja shqiptare ka shkëlqyer në garën e parë të sezonit në Solden të Austrisë, duke zënë vendin e dytë.

Lara Colturi u rendit e 6-ta në zbritjen e parë, ndërsa në zbritjen e dytë bëri një paraqitje fantastike, duke zëne vendin e dytë. Vetëm amerikania Paula Moltzan bëri një paraqitje më të mirë se skiatorja shqiptare, duke fituar garën e parë të sezonit në Kupën e Botës në Ski për femra.