Çfarë  luksi për Interin e Kontes, i jep duart  Ikardit dhe Naingolanit…

Interi nuk do të mbështetet më te shërbimet e Raxha Naingolanit dhe të Mauro Ikardit, kështu që tani këta dy futbollistë ndodhen para opsionit që të kërkojnë ndonjë klubi të ri.

Shumëkush konsideron se ky ishte një vendim që e ka marrë trajneri i ri i Interit, Antonio Konte, por ky i fundit i hodhi poshtë zërat e përhapur, duke vënë në dukje se vendimi përkatës ishte marrë para se ai të vinte në “Xhuzepe Meaca”.

“Sa u përket Ikardit dhe Naingolanit, klubi kishte patur shumë kohë që ta vlerësonte situatën dhe të merrte vendimin përkatës. Gjithçka që bëra unë, ishtë mbështetja e vizionit të klubit. Trajneri dhe klubi duhet të punojnë si një e tërë dhe ne jemi plotësisht unikë në këtë drejtim”, deklaroi Konte.

Sfidanti.al