Te Interi ka shpërthyer cështja Naingolan. mesfushori belg që u paraqit me vonesë në seancën stërvitore të skuadrës paraditen e kësaj të dielem është pezulluar nga drejtuesit e klubit për një kohë të pacaktuar, ndërkohe që pritet që ai të ndëshkohet edhe me një gjobë të majme dhe mosgrumbullim me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës ndaj Napolit.
Por ardhja me vonesë në stërvitje ishte vetëm veprimi i fundit jo profesional i futbollistit në këto 15 muaj me skuadrën e Interit. belgu është aktivizuar shumë pak me skuadrën e tij të për shkak të 3 dëmtimeve të pësuara duke munguar në disa ndeshje të rëndësishme për zikaltrit. U rikthye në fushën e lojës në sfidën me Kievon ku gjatë 60 minutave që u aktivizoi nuk është se shkëlqeu në fushën e lojës. Duhet të ishte një rifillim për naingolan ajo ndeshje, por futbollisti duhet të frenohet sërish këtë radhë për motive disiplinore.
tani mbetet të shihet se kur do të kthehet të luajë naingolan; në transfëertën me Empolin apo në sfidën e Kupës së italisë me beneventon që do të luhet në 13 janar në San Siro.
sfidanti.al