Me largimin e Zhoze Murinjo, Pol Pogba por edhe futbollistët e tjerë të Mancester Junajtid u duk sikur morën frymë lirisht. Këtë e tregon fakti se francezi në sfidën me kardifin ishte titullar dhe dhuroi 2 assist në fitoren 5-1 të skuadrës së tij. por në fund të ndeshjes, Pogba i befasoi të gjithë teksa falenderoi trajnerin e larguar për ndikimin që kishte pasur tek ai.
‘Me Murinjon kemi fituar trofe-tha pogba për BBC-ai më përmirësoi si person dhe dua ta falenderoj për këtë. jam i sigurt se edhe të tjerët mendojnë si unë. por tani është pjesë e së kaluarës dhe ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës
Raportet mes futbollistit dhe Murinjos nuk kanë qenë asnjëherë të qeta dhe pikërisht për këtë arsye fjalët e fundit të mesfushorit kampion të botës rezultuan një surprizë e vërtetë.
sfidanti.al