Rumenige te Bajerni nuk “vdes” , kontrata deri më 2021

Drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, e vazhdoi kontratën e tij me klubin bavarez deri më 2021, ndërkohë që ajo aktualja përfundon më 31 dhjetor 2019. Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Bajernit, Uli Hënes, vuri në dukje me rastin e vazhdimit të kontratës së mësiëprme se Rumeninge e ka dëshmuar veten si një njeri i punës.
“Gjatë 16 viteve të fundit, Rumenige i ka demonstruar në mënyrë impresive cilësitë e veta dhe ne jemi të sigurtë se ai do t’i sjellë klubit edhe më shumë suksese në të ardhmen. Me Karl-Haincin ne kemi kaluar përmes shumë vështirësive gjatë viteve të kaluara”, dekaroi Hënesi.
Rumenige po e mban postin e drejtorit ekzekutiv të Bajernit që nga viti 2002, mbasi ai ka luajtur 10 sezone si futbollist me klubin bavarez që e bleu atë nga Borusia e Mynshengladbahut. Me 162 golat që ka shënuar, Rumenige është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit gjerman mbas Gerd Mylerit të famshëm, ndërkohë që me përfaqësuesen gjermane ai ka luajtur 95 ndeshje.
Sfidanti.al