Mesi apo Ronaldo? Jurgen Klop e thotë qartë preferencën e tij

Liverpuli i tij po zhvillon një sezon fantastik; është në krye të klasifikimit të Premier League dhe një prej favoritëve për të fituar Ligën e kampioneve, sigurisht nëse këtë do ta lejojnë Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi. në 1/8 e finaleve Liverpuli do të luajë me bajernin, por në raundet e ardhshme gjithnjë nëse kualifikohet mund të vihet përballë Juventusit ose barcelonës.

Trajneri Jurgen Klop megjithatë mund të shohë me besim të ardhmen pas skuadra e tij është përmirësuar ndjeshëm sidomos në mbrojtje dhe nuk e ka humbur shkëlqimin e repartit të sulmit. Cilindo prej këtyre futbollistëve do të ketë përballë Liverpuli, Klop do të dijë të bëjë markimin e tij pa bërë asnjë lloj diference, diferencë që ndoshta do ta shprehë në fundin e ndeshjes, ndoshta duke kërkuar fanelën e një prej këtyrëe lojtarëve dhe cili do të jetë ai?

Përgjigjen e ka dhënë vetë Klop sipas të cilit futbollisti më i mirë në botë aktualisht është pikërisht kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi. prova është një foto selfie e trajnerit gjerman me sulmuesin argjentinas, që si cdo foto ka historinë e saj të cilën e tregoi ai vetë.

‘Në telefonin tim kam vetëm një foto selfie dhe eshtë ajo me Mesin-tregon Klop për Liverpool TV-edhe Kristiano ishte në dhomë, por…’, një frazë kjo që e tregon dukshëm preferencën e trajnerit të ‘the Reds’ për Mesin, ndërkohë që sipas tij më i miri në histori është dikush tjetër dhe bërhet fjalë për Pele.

sfidanti.al