Sebastian Fetel shpreson që të ndryshojë gjërat për të dhe Ferrarin në Botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm. Piloti gjerman e ka shprehur këtë në një letër drejtuar Kokëkuqes italiane ku theksonte se të bashkuar ai dhe Ferrari do të arrijë objektivin e tij, sjellja e titullit kampion bote në maranelo
‘Të dashur djem, ju falenderoj për gjithcka-thekson Vettel në letrën e tij-edhe pse nuk arritëm dot të sjellim titullin botëror në Maranello, mund ta themi me zë të lartë që dhamë maksimumin e duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duhet të përveshim mëngët, të përpiqemi të komunikojmë më mirë mes nesh me besim e vlerësim reciprok dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për gjithcka. Vetëm duke punuar si një skuadër e fortë dhe e bashkuar mund ta bëjmë hapin tjetër. Ju premtoj se për vitin 2019 do të jap gjithcka mundem për të arritur objektivin tonë madhor. Ju uroj të gjithëve më të mirat e Faleminderit shumë, Sebastian!’
Sebastian Vettel e nisi mjaft mirë botërorin e Formula 1 të 2018 duke kryesuar në pjesën e parë të sezonit, por pas pushimeve të verës gjërat ndrysghuan për keq për 4 herë kampionin e botës, ndërkohë që u përmirësuan për Ljuis Hamilton me britanikun që siguroi titullin e radhës për pilotë.
sfidanti.al