Murinjo sjell ters në stadium, Vitoria Setubal humbet ndeshjen

Ndërsa Mancester Junjtid shkatërronte 5-1 Kardifin në sfidën e parë me Ole Gunar Solskjaer në stol, Zhoze Murinjo udhëtoi drejt Portugalisë . Trajneri portugez u shfaq në shkallët e stadiumit të Setubalit që është edhe vendlindja e tij, së bashku me djalin e tij të madh Zhoze Mario, për të ndjekur sfidën mes Vitorias dhe Santa Klarës ku u prit me shumë ngrohtësi nga tifozët e pranishëm në stadium.

Por duket se prania e 55 vjecarit nuk i solli fat skuadrës së Vitoria Setubal e cila u mund nga kundërshtarët me rezultatin 0-2 si për të konfirmuar edhe njëherë periudhën ‘jo’ të Zhoze Murinjos që arriti kulmin me shkarkimin e tij nga pankina e Mancester Junajtid.

sfidanti.al