Milan, histori spiunazhi; Fasone ndiqte gazetarët

Problemeve të Milanit iu shtohet edhe historia e spiunazhit. Ish administratori i deleguar i kuqezinjve ka përndjekur gazetarët për të gjetur atë që ai mund ta pëkufizonte si spiun. Lajmi bëhet i ditur nga të përditshmet ”La Repubblica’ dhe Il Sole 24 Ore’, sipas të cilave objekt i përndjekjes nga Fassone janë bërë 4 gazetarë; Enriko Kurro e Luca Panji të ‘La Repubblica’, Karlo Festa të ‘il Sole 24 ore’ dhe Tobia Di Stefano të ‘Libero’.

Mësohet se gjithcka ka ndodhur në 19 shkurt deri në 2 mars të vitit të kaluar dhe se Fasone i ishte drejtuar agjencisë investigative ‘Carpinvest’ për këtë hetim të tij duke shpenzuar 74 mijë Euro. Ngjarja tashmë e dokumentuar edhe në dosjen e Milanit që u dorëzua në Gjykatën e Milanos për cështjen e ngritur me Fasonen që ditë më parë ngriti padi kundër ish klubit milanez për largimin e tij.

sfidanti.al