Pol Xhorxh mund të quhet një nga lojtarët më spektakolarë, por shpesh ndër më të harruarit e NBA-së. Kjo, ndoshta, për shkaks e në skuadrën e tij është edhe Rasëll Uestbruk, “mbreti i tripëll dabëllave”, por ky i fundit shpesh e falenderon Xhorxhin. Kështu ndodhi në mbrëmjen e fundit, kur vetë Uestbruk pati një mbrëmje jo edhe aq të shkëlqyer, me vetëm 8 pikë, 12 topa në tabela e 9 asistë, por Pol Xhorxhi u ngrit në lartësinë e detyrës.
Ai shënoi 43 pikë në fushën e Juta Xhazit, plus kapi 14 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi 5 topa nga kundërshtarët dhe u bllokoi një gjuajtje. Vërtet një ndeshje e përsosur, në fitoren e vështirë të Oklahomës, 107-106. Xhorxh është ndër 10 shënuesit më të mirë të sezonit në NBA, në shoqëri me Xhejms Hardenin, Kevin Durantin, Stefën Kërrin, Entoni Dejvisin, Lebron Xhejmsin, Damian Lilardin, Leonardin, Embajdin apo Antetokumpon.
Sfidanti.al