Skuadra kampione e Oklahoma City Thunder vijon të konfirmojë formën e shkëlqyer në NBA, duke mposhtur 121-113 Cleveland Cavaliers dhe duke regjistruar fitoren e 44-t sezonale. Shtatë lojtarë të ekipit realizuan mbi 10 pikë, çka tregon forcën kolektive të kampionëve në fuqi. Më i dalluari ishte Isaiah Joe, që e mbylli sfidën me 22 pikë.

