NBA, Oklahoma finalistja e parë

Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit, pasi arriti të triumfojë në finalen e 5 ndaj Minesotës me shifrat 124-94 duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve. Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë. Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.

sfidanti.al