Botërori i mundjes/ Zelimkhan Abakarov kalon në gjysmëfinale

Në Astana të Kazakiztanit po zhvillohet Kampionati Botëror i Mundjes dhe sot ishte radha e Zelimkhan Abakarov. Mundësi shqiptar është kualifikuar për në gjysmëfinale, pasi ka arritur dy fitore të rëndësishme në kategorinë 61 kilogramë.

Abakarov ka mundur në fillim kundërshtarin armen me rezultatin 14–4, më pas ka triumfuar ndaj mundësit japonez me rezultatin 8–1. Në gjysmëfinale mundësi kuqezi do të ndeshet me rusin Zaur Uguev, ndaj të cilit do të tentojë finalen dhe më pas të marrë mendaljen e artë për Shqipërinë.