Napoli i vihet pas Ismajlit

29 ndeshje, të gjitha si titullar, shpesh i përzgjedhur mes më të mirë në Serie A. Ardian Ismajli e dërgoi paraqitjen e tij në Itali këtë sezon në një tjetër nivel, duke tërhequr shpesh edhe interesimin e disa prej klubeve më të rëndësishëm në Serie A. Në janar, emri i tij qarkulloi fuqishëm në Itali, pasi Ismajli futej në vitin që i përfundonte kontrata, u lakua si një opsion për Juven, por mbi të gjitha për Napolin, me Conte-n që kërkonte një qendërmbrojtës. Empoli bëri gjithçka për mbajtur lojtarin, i ofruan rinovimin deri në 2028, por në fund qendërmbrojtësi kuqezi refuzoi çdo ofertë pasi dëshira e tij është të vijojë të luaj në nivele të larta, në një kohë kur Empoli rrezikonte të mos mbijetonte, ashtu siç ndodhi në fund, me ekipin toskan që ra në Serie B. Në mediat është folur shpesh që Ismajli dhe Napolin kishin një para kontratë, një akord verbal ndërmjet tyre, për t’u bashkuar sezonin e ri pasi do të transferohej falas. Emri i tij mbetet konstant në Napoli, por sërish nuk është opsioni i parë. Nëse drejtuesit e klubit nuk gjejnë një profil me të përshtatshëm, me një nivel më të lartë, atëherë do të rikthehen tek Ismajli për t’i ofruar një kontratë zyrtare. Sipas mediave italiane, qëllimi i Napolin ndaj Ismajlit do të kuptohet më qartë në ditët në vijim.

sfidanti.al