Inter shtyn Asllanin drejt Lazios

Në Itali, emri i Asllanit vijon të bëjë shumë “zhurmë”, kjo për vetë faktin se mediat e shohin mesfushori kuqezi gjithnjë e më larg Inter, më saktë e bëjnë të sigurt largimin e tij, edhe pse ka një kontratë të vlefshme deri në 2028. Ky ishte një sezon ndryshe për Asllanin, kishte më shumë minuta në dispozicion, por paraqitjet e tij nuk kanë bindur stafin zikaltër, me këta të fundit që po shohin në treg për të tjerë opsione, për të gjetur një zëvendës për Calhanoglu. Është e qartë që turku nuk preket, edhe pse edhe ky i fundit nuk ka qenë në nivelin që pritej. Calhanoglu mund të shitet vetëm nëse vjen një ofertë shumë e kënaqshme ekonomike. Ausilio dhe pjesa tjetër e stafit, po shohin për të gjetur një zëvendës të denjë për Calhanoglu. Asllani e ka mbuluar shpesh këtë sezon, por jo gjithnjë paraqitje e tij ka lënë një shije të mirë. Sipas DAZN, Inter ka gjetur një profil që i përshtatet shumë kërkesave të tyre, bëhet fjalë për mesfushorin e Lazio-s, Nicolo Rovella. Nga korriku i këtij viti, Rovella do të jetë lojtar i Lazio-s me kohë të plotë, pasi Lottito ka paguar 17 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Juventus. Lazio pritet ti ofrojë mesfushorit një kontratë të re deri në 2030, por në të njëjtën kohë janë të hapur edhe për oferta të ndryshme. Lottito e vlerëson kartonin e tij tani me 40 milionë euro, shifër që Inter nuk mund dhe nuk dëshiron ta paguajë, por janë të gatshëm të përfshijnë në negociata kartonin e Allsnit, të cilin për momentin e vlerësojnë me 15 milionë euro, një më shumë se sa e blenë 3 vite më parë nga Empoli. Te Lazio, Asllani do të gjente edhe mikun e tij në Kombëtare, Hysajn, gjithnjë nëse ky i fundit nuk largohet këtë verë.

sfidanti.al