Dinamo zgjat bashkëpunimin me Bekim Maliqin

Dinamo zgjat bashkëpunimin me një prej futbollistëve të saj, Bekim Maliqin. Klubi kryeqytetas konfirmoi rinovimin e kontratës me mbrojtësin e krahut të djathtë të cilin shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion për ndeshjet e Abissnet Superiores. Bekim Maliqi nënshkroi me Dinamon kontratën e re deri në 2028, me futbollistin që mungon në fushat e lojës që nga dhjetori i vitit 2025 për shkak të një dëmtimi