Mbrëmje negative ajo e së hënës për “Tulipanët”, që u mundën keq në Nations League. Ata u turpëruan 5-0 nga Gjermania e Klopp, ku protagonist në fushë ishte edhe Brajan Gruda me një gol dhe dy asiste.
Holandezët janë vënë nën akuzë nga shtypi sportiv vendës dhe një nga më të shënjestruarit nga kritikat është Denzel Dumfries, mbrojtësi i djathtë i Real Madrid. Paraqitja e ish-lojtarit të Interit nuk i ka bindur analistët holandezë, mes të cilëve ishte edhe Khalid Boulahrouz.
Ish-mbrojtësi e ka komentuar kështu atë që Dumfries dha në fushë kundër Gjermanisë: “Natyrisht, pati impakt domethënës me inkursionet e tij në krah, por pika e tij e dobët është gjithmonë loja mbrojtëse. Nuk ndihet mirë në fazën mbrojtëse. Mbrojtësit që nuk janë shumë të mirë në lojën mbrojtëse, apo që nuk u pëlqen ta bëjnë këtë, preferojnë të sulmojnë. Besoj e ka kuptuar edhe vetë Dumfries. Dukej në vështirësi, sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”.
Holanda gjithsesi ia doli të kualifikohet në Nations League dhe ky fakt ndoshta e ka zbutur pak humbjen e thellë ndaj Gjermanisë.

