Ben Shelton ka regjistruar një tjetër rekord për shpejtësinë e shërbimit në tenis. Amerikani ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 239 kilometrash në orë gjatë ndeshjes kundër Arthur Fils në ATP Finals, që po zhvillohet në Torino. Shërbimi rekord u regjistrua në setin e tretë të përballjes me tenistin francez, duke u renditur ndër më të shpejtët e realizuar ndonjëherë në turneun e mjeshtrave. Për Shelton nuk është hera e parë që arrin shifra të tilla në Torino. Edhe vitin e kaluar, gjatë ndeshjes kundër Felix Auger-Aliassime në ATP Finals, ai kishte regjistruar një shërbim me shpejtësi 235 km/h.
Megjithatë, rekordi absolut i shpejtësisë së shërbimit në vitin 2025 i përket francezit Giovanni Mpetshi Perricard, i cili arriti 246 km/h në qershor të atij viti, gjatë turneut të Wimbledonit, në ndeshjen kundër Taylor Fritz. Me 239 km/h, Shelton konfirmon edhe një herë se është ndër tenistët me shërbimin më të fuqishëm në qarkullimin aktual.

