Turneu “Nitto ATP Finals” në “Inalpi Arena” nisi në mënyrë ideale për Carlos Alcarazin, pasi mundi Tiafoe me rezultatin 6-2, 6-2, duke marrë menjëherë kryesimin në Grupin “Lendl”. Tenisti spanjoll e nisi fuqishëm ndeshjen, u shkëput dhe mbylli setin e parë 6-2. Në setin e dytë, amerikani u përpoq të rikthehej në lojë, por pa mundur që të ndryshonte fatin e ndeshjes. Alcaraz nuk bëri asnjë gabim, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren e pastër 2-0 (6-2, 6-2).

