Në Arenën e tyre e gjetën forcën për të reaguar. Oklahoma Thandër (Rrufeja) i tregoi Rasëll Uestbrukut se çfarë është në gjendje të bëjë, ndërsa ish-djali i shtëpisë pësoi një humbje të rëndë. Lejkërsat kryesuan bindshëm, por përfundimisht u mundën 115-123. Miqtë ishin në 26 pikë epërsi, por përfundimisht humbën me -8, dhe Oklahoma realizoi përmbysjen më të madhe në historinë e klubit në NBA me 34 pikë. Për Lejkërsat u ndje mungesa e Lebron Xhejmsit të dëmtuar.
“Liqenasve” nuk u bëri punë tripëll dabëlli plot gabime e Rasëll Uestbrukut, që vërtet shënoi 20 pikë, kapi 14 topa në tabela e shërbeu 13 asistë, por shpërdoroi shumë në gjuajtje (2 nga 8 për tri pikë). Entoni Dejvis ishte më mirë me 30 pikë dhe 8 topa në tabela, por Lejkërsat u dukën të paktë pa Lebronin. Oklahoma luajti si skuadër ku Gilgës-Aleksandër shënoi 27 pikë, Bazlei 20, Gidi 18, Dort 17 e Fejvërs 15 pikë.
Sfidanti.al