Liverpuli gati të përdorë një “truk” për të mbajtur Salahun

Jurgen Klopi e do të ekip, dhe pronarët e klubit e dinë rëndësinë e tij, ndaj edhe po mendohet një zgjidhje. Mohamed Salah është kthyer një çështje tek Liverpuli pasi ai ende nuk ka rinovuar kontratën që i përfundon në 2023, ndërsa këtë sezon po shkëlqen në fushën e lojë e po cilësohet si futbollisti më i mirë i botës. Por, si i bëhet me kontratën? Salah mësohet se dëshiron të ketë rrogën më të lartë në “Anfild”, pozicion që për momentin e mban qendërmbrojtësi Virgil Van Dajk me 220 000 paundë stërlina në javë. Në Angli thonë se lajmet për një pretendim prej 500 000 paundësh stërlina në javë nuk janë të vërteta, ndërsa klubi po mendon një “truk”. Salahu do të ketë një rrogë të lartë, ndoshta më të lartë se Van Dajku, por jo shumë, ndërsa në kontratë do t’i caktohet një “shpërblim për firmën”, që do të jetë jashtë rrogës. Kjo është përdorur nga klube të ndryshme dhe nuk e shkatërron strukturën e rrogave, ndonëse praktikisht lojtari merr më shumë sesa thotë paga.

Sfidanti.al