Pavarësisht fitores në “Kamp Nou”, ky Real nuk bind plotësisht!

Ka kombinuar fitore të mëdha, siç ndodhi me Barcelonën apo në fushën e Shahtarit në Champions (0-5), me ndeshje zhgënjyese siç ishin humbja 1-2 me Sherifin e Tiraspolit në Champions në Madrid. Reali i Karlo Ançelotit nuk mund të thuhet se është një superfuqi këtë sezon, edhe pse mbetet në krye të La Ligës, qoftë edhe për diferencë golash. Barazimi 0-0 në “Bernabeu” me Osasunën konfirmoi se ndonjëherë madrilenët mbeten “pa dhëmbë”, edhe pse në fushë ishte Benzema e Vinisius. Osasuna goditi shtyllën në pjesën e dytë, e më pas Benzema rrahu traun e portës vendase. Reali ka 21 pikë në 10 ndeshje, po aq sa Sevilja, Betisi (që ka një ndeshje më shumë) e Sociedadi, ndërsa Atletiko mund të kthehet në këtë grup nëse fiton ndeshjen e saj. Osasuna, gjithsesi, nuk është ndonjë çudi e madhe sepse ndodhet në vend të 5-të në renditjeme 19 pikë, vetëm 2 më pak se kreu.

Sfidanti.al