Beppe Marotta hyri me shumë autoritet te Interi dhe kjo po duket. Ai që e provopi në lëkurën e tij këtë autoritet ishte pikërisht Raxha naingolan një futbollist që jo pak herë ka shkaktuar shqetësime me mungesën e disiplinës së tij. Rasti më i fundit ishte ai i paraqitjes me vonesë në seancën stërvitore të skuadrës.
Kjo bëri që Interi të mos e falë duke vendosur pezullimin e tij për një kohë të pacaktuar që do të thotë se Naingolan do të humbasë edhe ndeshjen me Empolin, ndërkohë që gjoba për të është 35 mijë Euro. Por jo vetëm kaq, sipas asaj që publikohet në median italiane, mesfushori belg duket se nuk është më në planet e drejtuesve të klubit milanez për të ardhmen dhe se mendohet se ai mund të largohet që në merkaton e muajit janar.
Gjithnjë sipas medias italiane, drejtuesit e Interit janë në pritje të një oferte të rëndësishme, kryesisht nga Kina. Vitin e kaluar ishte Guangzhou që kërkoi të sillte Naingolan në Super Ligën kineze, por dësjhtoi. Gjërat kanë ndryshuar këtë vit dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo skuadër të bëjë një tjetër tentativë për blerjen e kartonit të futbollistit
sfidanti.al