Zhoze Murinjo në një mënyrë apo në tjetrën arrin të krijojë një përcarje në opinione edhe në media. Pas shkarkimit nga Mancesetr Junajtid, në Angli tabloidet kanë filluar të ‘gërrmojnë’ në jetën private të trajnerit portugez. I famshmi ‘The Sun’ në orët e fundit publikoi një artikull të bujshmëm ku flet për një miqësi të vecantë dhe gjatë të Murinjos me një femër bjonde që është 14 vjet më e vogël se ai.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Murinjo e njohu atë femër në vitin 2010 kur ishte në stolin e Realit të madridit duke krijuar me të një lidhje jashtëmartesore që duket se vazhdoi edhe në Mancester, madje ai ka kaluar shpesh pushime sekrete me te.
Por jo vetëm kaq, ‘The Sun’ bën të ditur se Murinjo bëri edhe një tentativë për të evituar publikimin e këtij lajmi të bujshëm, ndërkohë që gazetari kishte shkuar në banesën e Pru Karter Robinson e cila i mbylli derën në fytyrë atij duke mohuar gjithcka
Në mbrojtje të Murinjos doli e përditshmja portugeze ‘Record’ që e cilësoi këtë artikull një Fake News dhe foli hapur për një hakmarrje. Për më tepër, ‘Record’ publikoi edhe një foto të Murinjos dhe bjondes si ajo që publikoi edhe The Sun, por që ishte më e plotë pasi në të shfaqej edhe djali i saj dhe përgatitësi i portierëve Silvino. Sido që të jetë e vërteta e kësaj historie, i sigurt është fakti se kur bëhet fjalë për Murinjo ka gjithnjë ‘stuhi’ në media’
sfidanti.al