Lidhja me Xherard Pike duket se i ka prishur punë Shakirës përsa i përket popullaritet të saj në Spanjë. Sipas studimit të kryer nga ‘Personal Media’ që analizon imazhin e personaliteteve të famshme dhe që u publikua nga ‘El Mundo’, në 8 vitet e fundit Shakira duket se nuk po pëlqehet aq shumë në vendin iberitl.
Sipas ‘personal Media’, përpara vitit 2020 spanjollët e konsideronin Shakirën tashmë 41 vjecare si një artiste të suksesshme dhe jeta e saj personale nuk iu bënte përshtypje. Por që nga viti 2010 kur nisi edhe lidhja me Pike që në atë vit fitoi tiotullin botëror me përfaqësuesen spanjolle në Afrikën e Jugut, reputacioni i saj filloi të bjerë në Spanjë deri në masën 20%.
Ky aspekt u pasqyrua edhe te klasifikimi i Forbes përsa u përket femrave me më shumë pushtet e ndikim. Në vitin 2014 Shakira ishte e 38 në këtë klasifikim, ndërsa në 2015 ishte e 81. Pas këtij viti, emri i saj nuk figuron më mes femrave me më ndikim në botë të Forbes.
Për fatin e mirë të Shakirës, popullariteti i saj ka mbetur i paprekur përsa i përket merkatos amerikanolatine kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat më në zë aktualisht të kësaj muzike si Karlos Vives, maluma apo Niki Xhem. Vlen të theksohet se Shakira me 55.5 milionë ndjekës në instagram, është artistja e e dytë amerikano latine e preferuar në botë. në vendin e parë qëndron Xhenifer Lopez me 83 milionë ndjekës.
sfidanti.al