Napoli blindon Kulibalinë; rinovim me pagë 6 milionë euro në sezon

Napoli mbërthen fort Kalidu Kulibali, një prej mbrojtësve më të fortë dhe më të kërkuar në botë. Klubi italian dhe futbollisti kanë arritur një akord për  rritjen e pagës së futbollistit në kontratën e tij që rinovoi në shtator deri në vitin 2023.

Mësohet se Kulibali tashmë do të përfitojë 6 milionë Euro në sezon, ndërkohë që më parë përfitonte 3.5 milionë Euro në sezon.  me këtë pagë të re, Kulibali bëhet mbrojtësi më i paguar në kampionatin italian të futbollit. Kjo rritje e pagës së futbollistit tregon edhe njëherë se Kulibali është një lojtar me shumë peshë përsa i përket projektit të Napolit, ndërkaq mësohet se në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë të zgjidhjes së saj, që do të thotë se do të jetë klubi ai që do të vendosë për vlerën e kartonit të tij nëse mbrojtësi do të dalë merkaton e transferimeve.

De Laurentiis për momentin nuk e ka marrë aspak në konsideratë shitjen e futbollistit, por nëse kjo do të ndodhë ai do ta shesë atë për jo më pak se 100 milionë Euro

sfidanti.al