Një tjetër element i Paris Sën Zhermenit bëhet viktimë e një grabitjeje. Këtë radhë ai që e pësoi ishte mbrojhtësi brazilian Tiago Silva që pati fatin e trajnerit Unai Emeri në 2017 dhe sulmuesit Cupo Moting gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Liverpulin.
Në rastin e Tiago Silvës, ngjarja ndodhi gjatë sfidës së paris Sën zhermenit me Nantën, me futbollistin që e gjeti shtëpinë të grabitur në momentin e kthimit. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, personat që hynë vjedhurazi në vilën e tiago silvës, grabitën një qindra mijëra Euro dhe këtu përfshihet edhe një orë luksoze me vlerë 600 mijë Euro.
Për fat të mirë në vilë nuk ndodhej asnjë person sepse Tiago silva ishte në fushën e lojës, ndërsa bashkëshortja e tij kishte shkuar në Brazil për pushimet e Krishtlindjes.
sfidanti.al