Futbollistët e Realit të Madridit nisën opushimet e festave të fundvitit me 100 mijë euro më shumë që secili prej tyre i siguroi me fitoren e Botërorit të Klubeve. Shifra prej 100 mijë Eurosh në fakt korrespondon me shpërblimin e përcaktuar nga klubi për triumfin në këtë turne, me këtë të fundit përfitoi nga FIFA 4.2 milionë Euro si skuadra kampione.
Futbollistët e Realit të Madridit i morën 100 mijë eurot për 2 ndeshje të zhvilluar; atë me Kashimën që e fitoi 3-1 dhe me Al Ainin të fituar 4-1, dy ndeshje që u mbyllën brenda 90 minutave. Megjithatë shpërblimi për fitoren e Botërprit të Klubeve është larg atij që futbollistët e Realit siguruan për fitoren e Ligës së Kampioneve në Kiev; 300 mijë Euro secili si dhe atë të vitit të kaluar kur për titullin e 12 të Championsit, lojtarët përfituan shifrën rekord 1.5 milionë Euro secili.
sfidanti.al