Italishtja ka një fjalë të vetëm të futbollit (mes shumë të tjerave) që është “trekuartista” (trequartista), dhe do të thotë një futbollist që luan në pas tre të katërtave të fushës, pra pas sulmuesve kryesorë dhe përpara mesfushës. i tillë ka qenë Maradona, i tillë për Luçiano Spaletin është … Bepe Marota.
“Ai është pikërisht i tillë, – thotë trajneri i Interit, për drejtorin e ri sportiv, – Marota është një “trekuartist” që luan në mes linjave të reparteve të ndryshme, që e di se kur duhet të shmanget dhe kur duhet të të vijë përballë. U ngjit lart hap pas hapi, ka përvojë në çdo nivel dhe rezultatet e tij flasin vetë”.
Në prag të ndeshjes ndaj Frozinones “tepër përcaktuese”, sipas tij, Spaleti shpreson të lerë pas zhgënjimin e humbjes në fushën e Atalantës, ndërsa shpreson që Naingolan të jetë gati. “Ai edhe pot ë luajë 10 minuta, është përcaktues, – thotë Spaleti, – mund ta ndryshojë ndeshjen, gjendja e tij fizike është mjeshtërore, asnjëherë normale, ai nuk e ndjen kurrë lodhjen”.
Sfidanti.al