Trajneri nuk do të jetë në “Maradona” sezonin e ardhshëm, dhe planet janë që të marrë një vit pushim. Luçiano Spaleti konfirmon se nuk do të jetë në stolin e Napolit për 2023-2024, ndërsa krisja me presidentin De Laurentis ishte kthyer në “hendek të pakapërcyeshëm”. “Kur ka dashuri të tepërt, vjen edhe ndarja, – ishin
De Laurentis i mbyll derën Spaletit: Në Napoli s’të mban kush me zor!
Presidenti i kampionëve të rinj të Italisë duket se i ka dhënë drejtim të ardhmes së stolit, e cila duket se do të jetë pa trajnerin e tanishëm. “Të jesh tek Napoli është privilegj, nuk mbahet njeri me zor”, – janë fjalët e Aurelio De Laurentisit, dhe Luçiano Spaleti e ka marrë mesazhin. Në mënyrën
Spaleti dhe Napoli janë shumë larg njëri-tjetrit!
E habitshme që po ndodh kjo gjë, veçse po shkon gjithnjë e më keq. Presidenti De Laurentis dhe trajneri Spaleti qenkan zënë në një darkë të klubit, dhe mesa kuptohet nuk do të ketë kthim prapa. Nuk dihet se çfarë kanë thënë, ndërsa Spaleti thotë se “ato që ndodhën le t’i sqarojë klubi”. Po De
A do të jetë Nagelsmani, pasardhësi i duhur i Spaletit tek Napoli
Ende asgjë nuk është vendosur pasi trajneri nuk është larguar nga stadiumi “Maradona”. Gjithsesi, mediat po shkruajnë se tek Napoli po mendojnë për Julian Nagelsmanin si pasardhësin e mundshëm të Luçiano Spaletit. Pasi raportet mes teknikut dhe presidentit De Laurentis papritur u prishën pas fitores së titullit, specialisti gjerman ka dalë si kandidati më i
Përse “dreqin” Napoli mund të mos e mbajë trajnerin Spaleti?!
Janë disa histori keqkuptimesh, që krijohen nga personaliteti i ndryshëm dhe i veçantë i personazheve. Lajmet që vijnë nga Italia janë që Luçiano Spaleti mund të mos jetë trajner i Napolit për sezonin e ardhshëm! Kjo, edhe pse ishte në drejtim të skuadrës që fitoi titullin kampion pas 33 viteve. “La Gazeta delo Sport” raporton
Takohen Spaleti dhe De Laurentis, trajneri vendos maskën e Osimhenit
“Duhet të jeni të qetë”. Kjo është porosia e presidentit të Napolit, ndërsa sezoni po përfundon dhe nisin të bëhen llogaritë. Aurelio De Laurentis ka pasur takimin e parë me trajnerin Luçiano Spaleti, për të cilin ka deklaruar publikisht se dëshiron ta mbajë dhe të hapë një cikël. Vetë Spaleti ka bërë një shaka, ndërsa
Spaleti pret De Laurentisin, ky thotë se trajneri mund të hapë një cikël
Tashmë, ka hyrë në histori si një nga tre trajnerët që i ka dhënë një titull Napolit. Luçiano Spaleti arriti maksimumin e karrierës së tij, duke u shpallur kampion i Italisë me një skuadër që dukej e pamundur t’ia dilte, ndërsa thotë se pret presidentin De Laurentis. “Presidenti duhet të ma thotë mua që do
Spaleti: Arbitrat e dëmtuan Napolin në të dyja ndeshjet!
Padyshim që për Milanin ka fjalë të mira dhe e quan skuadër të fortë e rival të merituar. Gjithsesi, këto fjalë nuk janë kaq të mira kur vjen puna tek arbitrat që drejtuan dy ndeshjet e Championsit në çerekfinalen që ishte derbi i Italisë. Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, pati kritika për gjyqtarët. “Arbirat? Ne
Nerva në “Maradona” mes Leaos, Spaletit dhe Maldinit!
Nuk ndodhi ndonjë gjë e keqe, por acarimi ishte i dukshëm. Në përfundim të një Napoli-Milan që përfundoi çuditshëm 0-4, pati nerva mes disa prej protagonistëve. Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, qortoi fillimisht Rafael Leaon për mënyrën e festimit të golit të parë. Në të vërtetë, sulmuesi portugez nuk u mërzit shumë, por i vuri
Spaleti: Nuk dua të flas që Napoli ka epërsi ndaj ekipeve të tjera!
Trajneri i të kaltërve vendosi të tregohej i kujdesshëm në prag të shortit të sotëm në Champions, pavarësisht kualifikimit të shkëlqyer të arritur nga skuadra e tij. Frankfurti u hoq qafe me rezultatin e përgjithshëm 5-0 dhe me një epërsi të madhe, duke realizuar arritjen historike, kalimin në çerekfinale. “Kualifikimi vlen shumë sepse nuk është