Spaleti pret De Laurentisin, ky thotë se trajneri mund të hapë një cikël

Tashmë, ka hyrë në histori si një nga tre trajnerët që i ka dhënë një titull Napolit. Luçiano Spaleti arriti maksimumin e karrierës së tij, duke u shpallur kampion i Italisë me një skuadër që dukej e pamundur t’ia dilte, ndërsa thotë se pret presidentin De Laurentis. “Presidenti duhet të ma thotë mua që do të vazhdoj, jo të tjerëve”, – thotë Spaleti. Priten bisedimet, përforcime për Championsin. Vetë De Laurentis thotë se Spaleti mund të hapë një cikël në stadiumin “Maradona”, ndërsa shton se nuk e jep Viktor Osimhenin.

Sfidanti.al