Takohen Spaleti dhe De Laurentis, trajneri vendos maskën e Osimhenit

“Duhet të jeni të qetë”. Kjo është porosia e presidentit të Napolit, ndërsa sezoni po përfundon dhe nisin të bëhen llogaritë. Aurelio De Laurentis ka pasur takimin e parë me trajnerin Luçiano Spaleti, për të cilin ka deklaruar publikisht se dëshiron ta mbajë dhe të hapë një cikël. Vetë Spaleti ka bërë një shaka, ndërsa ka dalë nga hoteli duke vendosur maskën e sulmuesit Viktor Osimhen. Natyrisht, një shaka, një veprim për të larguar trysninë dhe për të qenë sa më sportiv në momentin e bisedimeve për kontratën e re.

Sfidanti.al