Trajneri i Barcelonës u ngacmua lidhur me ish-mbrojtësin e qendrës, që nuk është më pjesë e skuadrës katalanase, ndërsa afron mbrëmja e madhe e titullit. Pra, a do të jetë Gerard Pike në stadiumin e Espanjolit për të gëzuar bashkë me ish-shokët e tij. “Pike është një rast i veçantë, – tha Ksavi, – ai nuk është në një skuadër tjetër. Ai u tërhoq nga futbolli. Pra, po e mendojmë dhe mund ta ftojmë që të jetë në festime, nëse do të ndodhë”.
Sfidanti.al