Nuk dihet sesi do të markohet një lojtar i Nikola Jokiç. Gjigandi serb, lojtari më i mirë i dy sezoneve të kaluara të rregullta në NBA, dhe më i miri i plej ofit deri tani, do të jetë rreziku numër 1 i Los Anxhelos Lejkërsave, do të luajnë finalen e Konferencës Perëndimore ndaj Denverit. Skuadra nga Kolorado ka epërsinë e faktorit fushë, ndonëse jo në nivele të tilla vlen pak, aq më pak me Lebronin në fushë. Vetë Xhejmsi ka deklaruar se Lejkërsat duhet të japin maksimumin, të kenë mbrojtje shumë të fortë, ndryshe Denveri do të arrinte kualifikimin. Entoni Dejvisi thotë se “unë dhe Lebroni duam një tjetër titull”.
Sfidanti.al