Një pyetje presidentit Duka ose “Kasandrës” së Kombëtares..

E paskan pyetur presidentin Duka pas ndeshjes me San Marinon: president,  zakonisht jeni “Kasandra”e ndeshjeve të Kombëtares, po me San Marinon e dinit ç‘do ndodhte në fund? Presidenti, njeriu  që e di më mirë se kushdo pse Shqipëria luan me “brekë nëpër këmbë” me ekipet e vogla, ka thënë: “ O robo,  ka ndeshje që edhe ne presidentët nuk i gjejmë dot. Ju thoni se San Marino është e fundit në botë, por sot ku merret vesh si shkon loja….”

Ka të drejtë, ku e morëm vesh se cila ishte San Marino dhe cilët ishim ne.  Le ta besojmë një herë presidentin, se nuk u bë qameti.  Këtë herë me San Marinon, Kombëtarja, ka dalë fare nga fiqiri, ka festuar si e çmendur kur i ka shënuar penalltinë në minutën e 93-të ekipit që ndodhet në vendin e fundit në botë, e 211-ta ne klasifikim. Pale kur kujton statisitikën groteske : golin e San Marinos e paska bërë magazinieri i Hotel Grantit . Shyqyr zotit që nxorri vetëm një gol nga magazina…

Presidenti Duka këtë herë është kapur i “papërgatitur” për fillin e  ndeshjes, por trajneri Maran na paralajmëroi, por kush e dëgjoi atë. E dini çfarë deklaroi? Më kapin drithërima kur dëgjoj që do t’i bëjmë një thes me gola San Marinos..

Sfidanti.al