Bajerni shkatërron Shalken dhe “sheh” titullin!

Kohët e vështira u lanë pas, edhe pse askush nuk e harron eliminimin nga Champions. Gjithsesi, momenti duket pozitiv për Bajernin i cili shkatërroi Shalken 6-0 në javën e 32-të të Bundesligës duke treguar më në fund ritëm të lartë, formë të mirë dhe frymëzim. Tomas Myler ishte titullar, pak ditë pasi u dhanë lajmet se dëshiron të largohet. Sulmuesi veteran shënoi, ashtu si Kimih me penallti, dy herë Serzh Gnabri, Matis Tel dhe Mazraui. Shalke ishte tepër dobët dhe rrezikon të bjerë nga kategoria. Bajerni kryeson me 68 pikë dhe me golaverazhin 89 të shënuar e 34 të pësuar.

Sfidanti.al