Spaleti: Arbitrat e dëmtuan Napolin në të dyja ndeshjet!

Padyshim që për Milanin ka fjalë të mira dhe e quan skuadër të fortë e rival të merituar. Gjithsesi, këto fjalë nuk janë kaq të mira kur vjen puna tek arbitrat që drejtuan dy ndeshjet e Championsit në çerekfinalen që ishte derbi i Italisë. Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, pati kritika për gjyqtarët. “Arbirat? Ne erdhëm në këtë sfidë të dëmtuar nga arbitrat që në ndeshjen e parë, – tha ai, – Janë marrë dy vendime të qartë kundër nesh. Pashë edhe gazetarë që ishin të rreshtuar në një krah të caktuar. Pastaj, këtë herë pati penallti për ne në minutën e 37-të. Penallti e pastër që nuk mundet të mos e shohësh”. Zhiru kaloi miqtë në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Osimhen barazoi në sekondat e fundit, në një ndeshje ku u humbën dy penallti, nga një për çdo ekip.

Sfidanti.al