Ylli i ri bavarez dhe gjerman e di mirë sesa e vështirë do të jetë ndaj kampionëve të Anglisë, por megjithatë optimizmi duhet të ekzistojë. Edhe pse mediat në Mynih pyesin të shkurajuara se “përse ka një tjetër parashikim gri për Bajernin” dhe se “nëse është përmirësuar ndonjë gjë me Tuhelin?”, Xhamal Musiala është në “botë” tjetër. “Ne të gjithë kemi besim se mund t’ia dalim, – thotë ai, – ndeshja e parë e tregoi këtë. Ne luajtëm shumë mirë ndaj Sitit, por nuk patëm fat. Ne e kemi një mundësi, do të kemi 90 minuta, do të kemi tifozët”.
Sfidanti.al